Sot, në spitalin e Vlorës, është paraqitur për ndihmë mjekësore, shtetasi V. H., 74 vjeç.
I cili dyshohet se është djegur aksidentalisht, nga zjarri që ai ka ndezur në oborrin e banesës së tij, në lagjen “Partizani”.
74-vjeçari është dërguar në spitalin e Traumës, për ndihmë mjekësore të specializuar.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.