Përndiqte të renë në rrjetet sociale, arrestohet 33-vjeçari në Vlorë

Vlora

Përndiqte të renë në rrjetet sociale, arrestohet 33-vjeçari në Vlorë

Më: 2 shkurt 2024 Në ora: 14:50
Foto ilustrim

Një 21-vjeçare në Orikum përndiqej në rrjetet sociale nga një shtetas që kishte hapur një profil me emrin dhe të dhënat e tjera të saj.

Pas kallëzimit, Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike të DVP Vlorë ndaluan shtetasin 33-vjeçarin me iniciale B. K.

Pak ditë më parë, një 45-vjeçar u arrestua në kryeqytet për përndjekje dhe hapje profilesh false në rrjetet sociale të një të njohure, me qëllim denigrimin e saj.

Gentian Gega ishte njohur me 23-vjeçaren dhe i kërkonte lidhje, por pasi e reja i tha jo ai nuk e priti mirë refuzimin e saj dhe vazhdonte të insistonte për një romancë me të. Ai i hapte profile false të resë ku e ofendonte dhe denonconte për një kohë të gjatë. Pas denoncimit që bëri e reja në Polici, autoritetet kanë bërë të mundur arrestimin e tij.

Edhe në Librazhd, një 31-vjeçar ra në prangat e policisë pasi kishte keqpërdorur të dhënat e një 26-vjeçareje. Ai kishte krijuar profile false në rrjetet sociale dhe e përndiqte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat