Një 46-vjeçar nga Vlora është arrestuar pasi kërcënoi me armë zjarri bashkëshorten dhe dy vajzat e tij, ndërsa më pas ka tentoi të arratisej.
Sh. Xh., i kërcënoi me një çifte në banesën e tyre, në lagjen “15 Tetori”. Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponjat” dhe të Komisariatit të Policisë Vlorë kanë parandaluar ngjarjen e mundshme kriminale.
46-vjeçari tentoi të arratisej me një motoçikletë, po është kapur nga policia dhe është vënë në pranga. Gjithashtu, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, arma e gjahut çifte me të cilën 46-vjeçari kanosi familjarët, si dhe motoçikleta me të cilën tentoi të largohej.
Sipas policisë, vijon puna e grupit hetimor për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për referimin e materialeve procedurale në Prokurori.