Shuhen zjarret në Vlorë, izolohen edhe flakët në fushën e mbetjeve

Vlora

Shuhen zjarret në Vlorë, izolohen edhe flakët në fushën e mbetjeve

Më: 11 shkurt 2024 Në ora: 17:31
Foto ilustrim

Vihet nën kontroll situata e zjarreve në Vlorë. Në disa zona të qytetit, te Kavalona në Pyllin e Sodës, në Orikum te pjeshkorja, është bërë e mundur shuarja e tyre pas ndërhyrjes së institucioneve përgjegjëse.

Po ashtu zjarri i rënë në fushën e mbetjeve është izoluar në orët e para të mëngjesit. U punua prej orës 22:30 deri në orën 5:20 për fikjen e zjarrit. Gjatë mëngjesit u punua përsëri me izolim të vatrave të riaktivizuara.

Gjendja aktualisht është e qetë. Për shkak të erës janë dëmtuar disa pemë dhe me ndërhyrjen e MZSH nuk ka asnjë rrugë të bllokuar. Situata paraqitet normale sa i përket furnzimit me ujë të pijshëm.

Stacionet e ujit të pijshëm dhe ujërave të ndotur janë në funksion ndërsa gjeneratorët janë në gatishmëri. Impianti i ujërave të zeza vijon punën normalisht. Puna vijon në puset e Novoselës.

Furnizimi me energji elektrike nuk paraqet probleme në qytet. Problematike mbeten zona e Tragjasit dhe Dukatit ku për shkak të erës së fortë janë evidentuar disa defekte. Grupet e punës janë në punë për stabilizimin e situatës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat