Digjet një automjet në Vlorë, raportohet për të lënduar

Vlora

Digjet një automjet në Vlorë, raportohet për të lënduar

Më: 17 shkurt 2024 Në ora: 10:54
Foto ilustrim

Një automjet është përfshirë nga flakët mëngjesin e kësaj të shtune në Vlorë ndërsa ishte në udhëtim e sipër.

Bëhet fjalë për një automjet tip fuoristradë.

Ajo ka shpërthyer në flakë në fshatin Kuç të Vlorës.

Brenda saj kanë qenë 2 persona, të cilët kanë arritur të shpëtojnë me dëmtime të lehta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat