Të veshur civil, Policia e Vlorës kontrolle të befasishme në makinat e dyshimta

Vlora

Të veshur civil, Policia e Vlorës kontrolle të befasishme në makinat e dyshimta

Më: 1 mars 2024 Në ora: 17:35
Foto nga vendi i ngjarjes

Kontrolle të befasishme nga Policia e Vlorës për persona në kërkim, apo dhe makina me xhama të zinj dhe të dyshuara.

Pasditen e sotme disa punonjës se policisë së Vlorës të veshur civil kanë ndaluar një makinë tip “Golf” ku udhëtonte një person.

Pasi i kanë bllokuar rrugën punonjësit e policisë e kanë nxjerrë nga makina dhe e kanë kontrolluar në trup, dhe më pas është ushtruar kontroll në makinën e personit të dyshuar.

Policia e Vlorës prej kohësh ka nxjerrë në terren punonjës civil për kontrolle të befasishme ndaj personave apo makinave të dyshuar që mbajnë armë zjarri apo lëndë narkotike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat