Shkaktoi aksident pasi ishte i dehur, arrestohet 25 vjeçari në Vlorë

Vlora

Shkaktoi aksident pasi ishte i dehur, arrestohet 25 vjeçari në Vlorë

Më: 2 mars 2024 Në ora: 14:42
Foto ilustrim

Një 25 vjeçar është arrestuar pasi u përfshi në një aksident të premten në Vlorë.

Ngjarja ndodhi në lagjen “10 Korriku”, ku i riu, teksa drejtonte automjetin në gjendje të dehur është përfshirë në aksident dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

“Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin 25 vjeç, pasi ditën e djeshme, në lagjen “10 Korriku”, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, është përfshirë në një aksident rrugor dhe është larguar nga vendi i aksidentit.”, njofton policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat