Digjet gjatë natës ‘BMW X5’ në Vlorë, çfarë thotë policia

Vlora

Digjet gjatë natës ‘BMW X5’ në Vlorë, çfarë thotë policia

Më: 3 mars 2024 Në ora: 07:28
Foto ilustrim

Një makinë është djegur gjatë natës në Vlorë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 00:00, në lagjen “24 Maji”

“Rreth orës 00:00, në lagjen “24 Maji”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur një automjet tip “BMW X5”, në pronësi të shtetasit A. S, banues në Vlorë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.”, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat