Një aksident është shënuar mbrëmjen e së hënës në autostradën Levan – Vlorë në afërsi të hyrjes së qytetit bregdetar.
Një automjet tip Golf ka rrëshkitur si pasojë e reshjeve të shiut dhe është përplasur me barrierën mbrojtëse.
Nuk raportohet për të lënduar por vetëm për dëme materiale.