Një aksident është regjistruar këtë pasdite në aksin rrugor Vlorë-Novoselë.
Nga përplasja e dy makinave kanë mbetur të lënduar dy persona.
Uniformat blu bëjnë me dije se të lënduarit janë transportuar me urgjencë në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.