Është gjetur në afërsi të kepit të Gjuzës, një person i mbytur në det.
Burime bëjnë me dije se trupi i mbytur është gjetur nga peshkatarët e Vlorës dhe është duke u transportuar për në Tri Port dhe më pas drejt morgut të Vlorës.
Ende nuk është identifikuar viktima.
Pas ekspertizës pritet të jepet më shumë informacion.