Rama tregon se në Aeroportin e Vlorës po punohet shpejtë për tu hapur vitin e ardhëm

Vlora

Rama tregon se në Aeroportin e Vlorës po punohet shpejtë për tu hapur vitin e ardhëm

Më: 18 mars 2024 Në ora: 08:51
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë me dije se në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës po punohet me ritme të shpejta për tu hapur vitin e ardhëm.

Ai ka shpërndarë në rrjete sociale një video ku shihet pista dhe punimet janë duke u kryer aty.

“Nga kantieri i punës në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës.

Ku po punohet me ritme të shpejta për të qenë gati vitin e ardhshëm, ju uroj një javë të mbarë”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat