Vetëm përgjatë dy muajve të parë të këtij viti, janar dhe shkurt në Vlorë janë hapur rreth 200 biznese të reja. Sipërmarrjet që i janë shtuar qytetit kanë në fokus turizmin.
“Duke përfshirë shërbimin, duke përfshirë prodhimin, tregtinë apo dhe lloje të ndryshme aktivitetesh”, tha ai.
Ermal Pekmezi, drejtor i tatim taksave në Vlorë thotë se zonat pranë vijës bregdetare mbeten më të lakmuara për të investuar.
“Të gjithë këto subjekte, pra 198, janë të shtrira përgjatë territorit që ushtron aktivitet drejtoria rajonale tatimore, për subjektet e turizmit, siç e përmenda më lart, janë të orientuara drejt vijës bregdetare”, shtoi ai.
Për t`u siguruar që bizneset kanë përmbushur gjithë detyrimet e tyre drejtori i tatim taksave tregon se do të ketë kontrolle të shpeshta.
“Drejtoria Rajonale e Tatimeve ju bën një thirrje të gjithë tatimpaguesve, të cilët përmbushin e tyre vullnetarisht, si një detyrim ligjor dhe zbatim të procedurave tatimore. Në momentin që subjektet rezultojnë debitorë ndaj drejtorisë, do të merren masa shtrënguese, për të cilat parashikon ligji”, u shpreh ai.
Në qarkun e Vlorës janë të regjistruara rreth 7 mijë biznese.