Një vajzë e mitur është larguar nga banesa e saj në fshatin Kaninë në Vlorë.
I ati i 16-vjeçares ka bërë kallëzimin në polici për gjetjen e saj. Sipas informacioneve policore, e mitur është larguar nga banesa më datë 16 mars.
Sakaq policia ka nisur punën për gjetjen e saj.
“Në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë është paraqitur një shtetas banues në fshatin Kaninë, i cili ka kallëzuar se prej datës 16.03.2024, është larguar nga banesa, vajza e tij 16-vjeçe. Punohet për gjetjen e saj.”, thuhet në njoftimin e policisë.