Vlorë, vajza e mitur largohet nga banesa, policia nis punën për gjetjen e saj

Vlora

Vlorë, vajza e mitur largohet nga banesa, policia nis punën për gjetjen e saj

Më: 18 mars 2024 Në ora: 15:34
Foto ilustrim

Një vajzë e mitur është larguar nga banesa e saj në fshatin Kaninë në Vlorë.

I ati i 16-vjeçares ka bërë kallëzimin në polici për gjetjen e saj. Sipas informacioneve policore, e mitur është larguar nga banesa më datë 16 mars.

Sakaq policia ka nisur punën për gjetjen e saj.

“Në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë është paraqitur një shtetas banues në fshatin Kaninë, i cili ka kallëzuar se prej datës 16.03.2024, është larguar nga banesa, vajza e tij 16-vjeçe. Punohet për gjetjen e saj.”, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat