Bombolat e presionit nën tokë, Balluku në strukturat hoteliere në Vlorë: Do ketë kontrolle për sigurinë e pajisjeve

Vlora

Bombolat e presionit nën tokë, Balluku në strukturat hoteliere në Vlorë: Do ketë kontrolle për sigurinë e pajisjeve

Më: 29 mars 2024 Në ora: 14:22
Foto nga vendi i ngjarjes

Zëvendëskryeministrja, njëkohësisht ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, inspektoi sot strukturat hoteliere në Vlorë, me qëllim sigurinë e pajisjeve nën presion dhe certifikimin e sistemit elektrik.

“Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial është duke inspektuar 650 njësi hotelerie për të pasur një pasqyrë të situatës sa i përket enëve nën presion si dhe instalimeve elektrike. E gjitha kjo vjen për shkak të kritereve të sigurisë, që duhen  të kenë të gjitha hotelet në Republikën e Shqipërisë, duke pasur parasysh që do të jetë një sezon shumë i ngarkuar për të gjithë, edhe për hotelet, edhe për ne që menaxhojmë disa struktura administrative, pasi priten 14 milion vizitorë, duke nisur nga muaji prill”, u shpreh ministrja, duke i dhënë kështu përgjigje pyetjes se përse janë shtuar kontrollet në hotele së fundi.

Sipas drejtorit të Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial, deri më tani ka pasur një bashkëpunim të mirë me përfaqësuesit e subjekteve duke shtuar se inspektimi kryhet online duke rritur në këtë mënyrë transparencën.

Ndërsa kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha shprehu mbështetjen për këtë aksion, si një element i rëndësishëm për sigurinë e vizitorëve në prag të nisjes së sezonit turistik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat