Një 21-vjeçar është vënë në pranga për përndjekje dhe kërcënime përmes telefonit një 38-vjeçare.
38-vjeçarja e ka denoncuar në polici duke deklaruar se 21-vjeçari i ka shkaktuar ankth dhe pasiguri.
Sipas saj i riu G. M e ka përndjekur dhe kërcënuar se do i publikonte disa foto intime të saj.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.