I dënuar për prodhim narkotikësh, e pëson keq 30-vjeçari në Vlorë

Vlora

I dënuar për prodhim narkotikësh, e pëson keq 30-vjeçari në Vlorë

Më: 11 prill 2024 Në ora: 09:40
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një 30-vjeçar është arrestuar nga policia e vlorës pasi ishte dënuar për prodhim të narkotikëve.

Arrestimi i Ervin Rabajt u krye në kuadër të megaoperacionit “Tempulli 2”, dhe u vu në pranga në lagjen “Hajro Çakërri”.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë i ka caktuar 30-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim në kuadër të këtij megaoperacioni.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat