Përfshihet nga zjarri lokali në Zvërnec të Vlorës, dyshimet e policisë

Vlora

Përfshihet nga zjarri lokali në Zvërnec të Vlorës, dyshimet e policisë

Më: 18 prill 2024 Në ora: 13:42
Foto ilustrim

Zjarr në një lokal.

“Rreth orës 09:50, në fshatin Zvërnec, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur pjesërisht, një lokal në pronësi të shtetasit L. R. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një shkëndije elektrike.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit dhe për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.”, sqaron policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat