Reshjet e dendura të shiut shkaktojnë përmbytje të rrugëve në Vlorë, vështirësi në qarkullimin e automjeteve

Vlora

Reshjet e dendura të shiut shkaktojnë përmbytje të rrugëve në Vlorë, vështirësi në qarkullimin e automjeteve

Më: 21 prill 2024 Në ora: 11:48
Foto ilustrim

Reshjet e dendura të shiut që përfshinë disa qytete të vendit mëngjesin e ditës së sotme, kanë sjellë probleme në qytetin bregdetar të Vlorës.

Disa zona të qytetit, si lagjia “Skelë”, “Rilindja” dhe “28 nëntori” kanë prezencë të lartë uji në rrugë, duke bërë që qarkullimi i automjeteve të kryhet më shumë vështirësi.

Ndërkohë, aksi rrugor tek kisha ortodokse dhe lagjia Rilindja është i bllokuar për shkak të prezencës së ujit që në shumë raste i kalon 30 cm.

Bashkia e Vlorës po punon për hapjen e rrugëve dhe rikthimin në normalitet të qarkullimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat