Vodhën një shtetas dhe një pikë karburanti nën kërcënimin e një arme imituese, arrestohen “skifterët” në Vlorë

Vlora

Vodhën një shtetas dhe një pikë karburanti nën kërcënimin e një arme imituese, arrestohen “skifterët” në Vlorë

Më: 22 prill 2024 Në ora: 09:13
Foto nga vendi i ngjarjes

Reagimi i menjëhershëm dhe profesional i shërbimeve të Policisë bëri të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e autorëve të dyshuar për 2 vjedhje nën kërcënimin e një arme imituese pistoletë me silenciator.

Vodhën nën kërcënimin e një pistolete imituese, një shumë parash, 2 shtetasve, dhe më pas duke u larguar hynë dhe vodhën në një pikë karburanti, xhiron ditore, falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Vlorë, kapen dhe vihen në pranga 3 autorët e dyshuar.

Sekuestrohen arma imituese pistoletë me silenciator, shuma e parave dhe aparati celular, të dyshuar të vjedhura, një mjet prerës (thikë) dhe automjeti që autorët kanë përdorur për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Vlorë, pas marrjes së njoftimit, në mesnatë, se tre persona të paidentifikuar, nën kërcënimin e një arme imituese pistoletë me silenciator, i kishin vjedhur një shumë parash (portofolin) dhe një aparat celular, dy shtetasve dhe më pas ishin larguar, duke shkuar po me këtë send, në një pikë karburanti, dhe nën kërcenimin e kësaj arme imituese, kishin vjedhur xhiron ditore, menjëherë kanë organizuar operacionin policor të koduar “Storm 16”, për identifikimin dhe kapjen e tyre.

Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë, në lagjen “10 Korriku” u bënë të mundur lokalizimi dhe kapja e tre aurorëve të dyshuar, A. M., 20 vjeç, një 16-vjeçar dhe një 17-vjeçar.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një armë imituese pistoletë me silenciator, një shumë parash, portofoli dhe aparati celular, të dyshuar të vjedhura, një mjet prerës (thikë), 2 maska mjekësore dhe automjeti tip “Audi” që autorët kanë përdorur për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi i tre shtetasve dhe materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme procedurale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat