Doli sot para togave të zeza, Gjykata e Vlorës jep vendimin për arrestimin e Sokol Sinomatit

Vlora

Doli sot para togave të zeza, Gjykata e Vlorës jep vendimin për arrestimin e Sokol Sinomatit

Më: 27 prill 2024 Në ora: 12:55
Foto ilustrim

Gjykata e Vlorës e ka vlerësuar të ligjshëm arrestimin e Sokol Sinomatit, i njohur si “buzëderri”, ndërsa ka caktuar dhe masën e sigurisë “Arrest në burg me afat 40 ditë”. Vendimi me afat për mbërritjen e dokumentacionit për ekstradimin e Sinomatit.

Drejtësia italiane e ka dënuar për veprat penale “organizata kriminale” dhe “trafikim ilegal i klandestinëve”.

Sinomati u arrestua dy ditë më parë, në qytetin e Vlorës, ndërsa kishte dalë nga burgu pasi kishte përfituar nga amnistia penale. Ndërkohë, pak muaj më parë i vranë të birin me snajper, në ballkonin e shtëpisë së tij.

Ai u arrestua në vitin 2000 në Vlorë për vrasjen e një personi në vitin 1997 dhe e vuajti dënimin në burgun e Fushë-Krujës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat