Vlorë, hapen 121 biznese të reja! Rritja e numrit të turistëve përmirëson ekonominë

Vlora

Vlorë, hapen 121 biznese të reja! Rritja e numrit të turistëve përmirëson ekonominë

Më: 13 maj 2024 Në ora: 12:15
Foto ilustrim

Afrimi i muajve të verës por dhe sezoni turistik ka shtuar dhe kërkesat për hapje te bizneseve të reja, apo dhe rihapje të nipteve të atyre bizneseve që kanë qenë mbyllur në dimër.

Drejtori i Tatim taksave të Vlorës Ermal Pekmezi shprehet se janë rreth 121 biznese qe janë hapur vetëm në muajin prill të këtij viti.

“Bizneset qe janë hapur rishtas këtë periudhe, pra të muajit prill janë kryesisht biznese që merren me turizmin si bare, restorante, hoteleri etj. Kjo është pjesa më e rëndësishme e bizneseve që do jenë drejtpërdrejt me turistin, por nuk mungojnë dhe hapja e disa bizneseve të tjera që nga ndërtimi apo dhe transporti që janë në faktor të turizmit”, tha Eral Pekmezi.

Po ashtu specialisti i turizmit në Vlorë Ervin Sota  shprehet se ka kërkesa të shumta për hapje biznesesh në profilin e turizmit për Vlorën, duke marrë dhe shembull e një familje italiane e cila ka hapur një restorant në Vlorë.

 “Interesi në qyte,tin e Vlorës për hapje te reja të hoteleri turizëm është shumë i madh, kjo është një ekonomi e shtuar për qutetarët e Vlorës, pasi shtohen kërkesat për punonjës”, tha Ervin Sota.

Prenotime e shumta po përkthehet në ekonomi më të fortë apo të ardhura të mira për qytetarët e Vlorës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat