Aksident në Kuç, makina përplaset me trafikndarësen

Vlora

Aksident në Kuç, makina përplaset me trafikndarësen

Më: 19 maj 2024 Në ora: 08:37
Foto ilustrim

Një aksident ka ndodhur rreth orës 22:45 të natës në rrugën e lumit të Vlorës, në afërsi të fshati Kuç.

Një automjet tip Opel ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës, dyshohet për shkak të shpejtësisë.

Deri në këto momente raportohet se në këtë aksident është plagosur drejtuesi i mjetit i cili u dërgua në spital.

Ai tani ndodhet në kontrollin e mjekëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat