Spektakli i rezervuar këtë fundjavë me ndeshjet e Kupës së Kosovës

Volejboll

Spektakli i rezervuar këtë fundjavë me ndeshjet e Kupës së Kosovës

Më: 14 prill 2022 Në ora: 20:21
Ilustrim

Emocionet e garës jashtëzakonisht kompetitive zënë vend gjatë të shtunës, gjysmëfinalet, dhe të dielën, finalet.

Në konkurrencën e femrave, liderja e Superligës A, Drita ndeshet me Skenderajn, ndërsa në përballjen tjetër M. Technologie ndeshet me Fer Volleyn.

Te meshkujt, liderja e padiskutueshme e sezonit të rregullt në Superligën A, Peja luan kundër Dritës në gjysmëfinalen e parë, ndërsa Ferizaj-Luboteni është çifti tjetër.

FVK fton volejbolldashësit të përcjellin nga afër ndeshjet në Palestrën '1 Tetori', në mënyrë që të krijohet atmosferë festive dhe motivuese për ekipet e përfshira.

Finalet, në të dy konkurrencat, transmetohen direkt në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat