Serbia i shkakton telashe Kombëtares së Kosovës

Volejboll

Serbia i shkakton telashe Kombëtares së Kosovës

Më: 31 maj 2022 Në ora: 16:22
Serbia i shkakton telashe Kombëtares së Kosovës

Serbia i shkakton telashe Kombëtares së Kosovës, ky është edhe një rast i paprecedent. 

"Kontigjenti i Kosovës u detyrua të ndërronte itinearin e udhëtimit, pasi Serbia nuk lejoi ekipet dhe stafin teknik të kalonin kufirin, derisa "Dardanët" u detyruan të marrin rrugën nga Bullgaria për të arritur në destinacionin respektiv", njofotn Federata e Volejbollit e Kosovës.

Image

Kosova me dy ekipe në Kampionatin Ballkanik në Beach Volley U20 - Serbia nuk lejon ekipet 'Dardane' të kalojnë kufirin

Kombëtarja e Kosovës do të ketë dy ekipe përfaqësuese në Kampionatin Ballkanik të volejbollit në rërë për grupmoshën U20 që do të zhvillohet në Rumani - dyshen Yllka Jashari/Melirona Avdullahu e drejtuar nga trajnerja Vildane Jashari, në konkurrencën e femrave, dhe Erion Bajrami/Albi Macula, e drejtuar nga Faton Mustafa, te meshkujt.

Ekipet nisën rrugëtimin për në Rumani natën e mbrëmshme, pasi iu urua fat dhe suksese nga krerët e Federatës së Volejbollit të Kosovës (FVK).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat