KVF Drita: Venera do të vazhdojë të jetë pranë ekipit të zemrës 

Volejboll

KVF Drita: Venera do të vazhdojë të jetë pranë ekipit të zemrës 

Nga: K. G. Më: 15 nëntor 2022 Në ora: 18:41
Lorik Ilazi dhe Venera Kadriu

Drita e Gjilanit, kampion në fuqi, është shembull se si punohet me kategoritë e reja dhe si fitohen trofetë në Kosovë.

Kryetrajneri Lorik Ilazi ka planet e tija, të ndërtojë një Dritë edhe më të fuqishme për periudha të ardhshme. 

“Bashkohet me KV Dritën një nga yjet e akademisë sonë Venerë Kadriu.

Image

Venera Kadriu e cila nënshkroi për Dritën në qershor të vitit 2022, bashkangjitet me ekipin tani kur ekipin e presin gara shumë të rëndësishme.

Venera bashkohet me ne dhe do të jetë bashkë me ekipin deri në përfundim te kampionatit 2022/2023, gjegjësisht deri më 15 maj 2023.

Venera të cilën e gjithë familja Drita e njeh me nofkën “Duqi”, tani e disa vite gjendet në SHBA pikërisht në Universitetin “Northwood” ku po studion me shumë suksese.

Duqi ka vazhduar të luaj volejboll për të njejtin universitet, duke qenë njëra nga shtyllat kryesore të këtij ekipi dhe duke e përfaqësuar denjësisht në garat e kolegjeve në Amerikë!

Venera vitin që lamë pas kishte një lëndim të rëndë të cilin e kaloi me shumë sukses dhe tani 3 muajt e fundit ishte titullare pothuajse në çdo ndeshje.

Venera do të vazhdojë të jetë pranë ekipit të zemrës siç e quan “Dritën”, me dëshirën më të madhe që ta ndihmoj ekipin në garat e Kupës së Pavarësisë 2022, Kupën e FVK-së, në ligën “Gjergj Kastrioti” e tutje deri në fund, duke qenë ndihmë e madhe për sezonin e 2-të ,ku do të luhen edhe kupa e Kosovës dhe gjithë kampionati së bashku me Play-Off-in.

Venera tani sapo ka mbushur 22 vjet,  por njihet mirë në opinionin e volejbollit kosovar dhe më gjerë,  duke qenë anëtare e rregullt e përfaqësueses së Kosovës në të gjitha garat ku Kosova mori pjesë. 

Sa ishte pjesë e Dritës, Venera fitoi 3 tituj kampion si dhe shumë tituj të kupës me KV Drita, edhe atë duke qenë titullare në pozita të ndryshme.

Në vitin 2016 kur Drita filloi epokën e kampionit pas shume viteve, Duqi ishte në pozitën qendër. 

Image

Në vitin 2017 kur KV DRITA mbronte titullin kampion Venerën e gjeti në pozitën e korrektores dhe në vitin 2018 kur Drita vazhdoi të fitonte titujt radhazi, Duqi luante si pranuese/shërbim duke shkëlqyer së bashku me grupin e vajzave kampione, ku në atë kohë që të gjitha lojtaret titullare ishin nga qyteti jonë dhe Dritase të vërteta.

Sot Venera është përsëri pjesë e familjes tonë. Mirë se vini në familje “Duqi””, njofton KVF Drita.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat