Fer Volley kërcënon kampionen

Volejboll

Fer Volley kërcënon kampionen

Nga: K. G. Më: 19 nëntor 2022 Në ora: 12:15
Fer Volley

Fer Volley i Ferizajt kërcënon kampionen Dritën e Gjilanit, se do të dalin kokulur nga palestra e sportit “Bill Clinton”.

Fer Volley synon fitore ndaj lideres së kampionatit, në takimin që luhet sonte në orën 20.00.

Drita pretendon të kthehet e pamposhtur nga Ferizajt, në derbin e Superligës A të Kosovës.

Fer Volley renditet në vend të tretë me 13 pikë dhe Drita kryeson me 24 sosh.

“Sonte nga ora 20:00 ju mirëpresim në ndeshjen e kësaj xhiroje.

Pas lëndimit të Driola Ajvazit edhe Dhurata Sylejmani do të mungoj në këtë ndeshje për arsye lëndimi gjithsesi ekipi është gati të luftoj deri në fund”, shkruan në faqen e KVF Fer Volley.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat