Rezultatet dhe renditja tabelare në Superligën A

Volejboll

Rezultatet dhe renditja tabelare në Superligën A

Më: 19 nëntor 2022 Në ora: 23:35
Rezultatet

Pas xhiros së nëntë në Superligën A në volejboll, femrat, Drita vazhdon të kryesojë në tabelë me bilanc të qind për qind, 27 pikë, ndërsa në vendin e dytë vjen Skenderaj me katër pikë më pak.

Drita dhe Skenderaj kanë distancë të konsiderueshme me vendin e tretë, Fer Volleyn, e cila ka 13 pikë.

Me tre pikë më pak në vendin e katërt pozicionohet M-Technologie.

Image

Tabela

Fushë Kosova dhe Feronikeli mbyllin renditjen në dy vendet e fundit me nga tetë respektivisht 0 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat