Kupa "Pavarësia" bashkon përsëri Kosovën dhe Shqipërinë në fundjavë

Volejboll

Kupa "Pavarësia" bashkon përsëri Kosovën dhe Shqipërinë në fundjavë

Më: 24 nëntor 2022 Në ora: 10:55
Kupa "Pavarësia"

Kupa "Pavarësia" bashkon përsëri Kosovën dhe Shqipërinë në fundjavë!

Kupa "Pavarësia", e cila organizohet pas një bashkëpunimi të mirë mes dy federatave simotra - FVK dhe FSHV - këtë vit do të zhvillohet në Shqipëri, pasi një vit më parë zuri vend në Kosovë.

Në konkurrencën e femrave, ekipet pjesmarrëse për këtë edicion do të jenë Drita, Skënderbeu, Partizani dhe Fer Volley, ndërsa në konkurrencën e meshkujve marrin pjesë Peja, Partizani, Luboteni dhe Tirana.

Ndeshjet gjysëmfinale të Kupës në konkurrencën e femrave do të zhvillohen më 25 Nëntor (e premte), gjysëmfinalet e meshkujve më 26 Nëntor (e shtunë), kurse finalet do të jenë me 27 Nëntor (e dielë), në orarin e paraqitur grafikisht.

Të gjitha ndeshjet do të zhvillohen në palestrën e lojërave "Farkë" në Tiranë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat