Gjinovci e Nikçi në asamblenë e BVA-së

Volejboll

Gjinovci e Nikçi në asamblenë e BVA-së

Më: 3 shkurt 2024 Në ora: 12:21
Gjinovci e Nikçi

Përfaqësuesit e Federatës së Volejbollit të Kosovës, Presidenti Bahri Gjinovci dhe Sekretari i Përgjithshëm Valon Nikqi, po marrin pjesë në Asamblenë e 25-të të Asociacionit Ballkanik të Volejbollit (BVA) që po mbahet në Sofje, Bullgari. 

"Delegacioni kosovar diskutoi çështje të rëndësishme dhe zhvillimet e volejbollit në rajon, shprehur në platformën e BVA për bashkëpunim dhe avancim të këtij sporti në Ballkan.

Krahas shumë diskutimeve, 10 presidentët e Federatave respektive nga vendet e Ballkanit, vendosën unanimisht që presidentit të FSHV-së Erlind Pëllumbi, t’i besohet pozita e presidentit të BVA-së.

Kjo është hera e dytë brenda 10 viteve që volejbollit shqiptar i besohet presidenca.

FVK e uron presidentin Erlind Pëllumbi, për detyrën që iu besua, duke i ofruar përkrahje të parezervë në secilin aspekt"; njofton FVK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat