Fiton Barleti Volley, Vllaznia e Tirana me përforcime nga përtej oqeanit

Volejboll

Fiton Barleti Volley, Vllaznia e Tirana me përforcime nga përtej oqeanit

Më: 6 shkurt 2024 Në ora: 11:51
Barleti Volley

Ka nisur faza e dytë e Kampionatit Kombëtar të Volejbollit për femra. Skuadra e Barleti Volley fitoi 3-0 (25-12, 25-14, 25-15) ndaj Lushnjës, duke forcuar pozitat e saj në vendin e katërt. Një takim i dominuar nga kryeqytetaset, që morën tri pikë të arta, ndërsa myzeqaret qëndrojnë në fundin e renditjes, ende pa asnjë pikë.

Ndërkohë, merkato e janarit dhuroi surpriza të disa nga skuadrat shqiptare të rrjetës.

Kështu, Tirana për femra konfirmoi ardhjen e dy volejbollisteve amerikane. Bëhet fjalë për organizatoren 23-vjeçare Tia Andaya dhe shuteren Komani Conter. Të dyja janë aktivizuar për bardheblutë në ndeshjet e Ligës Gjergj Kastrioti.

Përforcime nga përtej oqeanit ka bërë edhe Vllaznia për femra, që ka sjellë 3 volejbolliste të huaja. Ato janë kolumbiania Sierra Posada Manuela, braziliania Miguel Benvinda Sthefany Lorrany dhe kanadezja Saundes Olivia Katherine. Tri lojtare që rritin pretendimet e ekipit shkodran, që synon të paktën zonën play off.

Superliga-Femra, java e 8-të

Barleti Volley – Lushnja, 3-0

Vllaznia – Skënderbeu, 5 shkurt

Partizani – Teuta, 6 shkurt,

Tirana – Pogradeci, 7 shkurt

Renditja: Skënderbeu 19 pikë, Partizani 18 pikë, Tirana 15 pikë, Barleti Volley 14 pikë, Pogradeci 9 pikë, Vllaznia 9 pikë, Teuta 3 pikë, Lushnja 0 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat