Peja e pret Dritën

Volejboll

Peja e pret Dritën

Më: 7 shkurt 2024 Në ora: 10:29
Peja

Të mërkurën dhe të enjten do të jenë në program ndeshjet e xhiros së 6-të, të garave në grupe në kuadër të Ligës Gjergj Kastrioti.

Këtë mesjavë ekipet nga Kosova, do ta kenë ballafaqimin e drejtpërdrejt, në përpjekje për të marrë pikët e radhës, që të sigurohen edhe biletat e fundit për gjysmëfinale.

Në konkurencën e djemve, të mërkurën nga ora 19:30, Peja e pret Dritën në ndeshjen e grupit B.

Kurse të enjten zhvillohet takimi i vlefshëm për grupin A, mes Skënderbeut dhe Ferizajt, i planifikuar për në orën 19:00.

Në konkurencën e vajzave, në kuadër të grupit A, Skenderaj takohet me klubin kryeqytetas Prishtina ‘75, të mërkurën nga ora 18:00.

Skuadra e vetme me rekord të 100%-të, KV Drita, e cila e ka siguruar kalimin tutje, e pret Fushë Kosovën, për të cilën poashtu çdo pikë e ka peshën e madhe.

Ndeshja në Gjilan, zhvillohet të enjten nga ora 19:00..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat