Skënderbeu triumfon në Shkodër, fitojnë edhe Partizani e Tirana

Volejboll

Skënderbeu triumfon në Shkodër, fitojnë edhe Partizani e Tirana

Më: 8 shkurt 2024 Në ora: 14:53
Pamje nga një ndeshje

Është mbyllur java e 8-të e Superligës në volejboll për femra.

Pas fitores 3-0 të Barleti Volley ndaj Lushnjës ditën e diel, janë luajtur edhe ndeshjet e tjera të kësaj jave.

Skënderbeu kryesues fitoi 3-0 në Shkodër ndaj Vllaznisë (25-21, 25-22, 25-22).

Një ndeshje me rivalitet në të trija setet edhe për faktin se shkodranet kanë kryer një merkato të fuqishme në janar.

Gjithsesi, korçaret ishin më superiore në parket.

Pa probleme fiton Partizani i vendi të dytë, që mundi 3-0 Teutën (25-12, 25-14, 25-10) dhe qëndron një pikë pas kreut. Ndërsa Tirana mposhti 3-0 Pogradecin (25-20, 25-16, 25-17), duke konsoliduar vendin e tretë dhe njek ritmin e më të mirave.

Superliga-Femra, java e 8-të

Barleti Volley – Lushnja, 3-0

Vllaznia – Skënderbeu, 0-3

Partizani – Teuta, 3-0

Tirana – Pogradeci, 3-0

Renditja: Skënderbeu 22 pikë, Partizani 21 pikë, Tirana 18 pikë, Barleti Volley 14 pikë, Pogradeci 9 pikë, Vllaznia 9 pikë, Teuta 3 pikë, Lushnja 0 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat