Skënderbeu fiton derbin

Volejboll

Skënderbeu fiton derbin

Më: 10 shkurt 2024 Në ora: 20:15
Pamje nga ndeshja

Është luajtur java e 9-të e Superligës në volejboll për femra. Skënderbeu mbron vendin e parë, duke mposhtur 3-0 Pogradecin në derbin juglindor (25-6, 25-21, 25-18).

Ndonëse pritej një përballje më e fortë, në fushë dominoi skuadra korccare, që e meritoi fitoren.

Po 3-0 fiton edhe Partizani kampion, që mundi Lushnjën në kryeqytet (25-10, 25-18, 25-17), ndeshje në sens unik, komanduar nga vajzat e “kuqe”. Tri pikë merr edhe Tirana, që mposhti me përmbysje 3-1 Teutën në Durrës (20-25, 25-14, 25-11, 25-11).

Më e bukur ndeshja mes Barleti Volley dhe Vllaznisë, ku mikeshat nga Shkodra triumfuan 3-2 pas pesë seteve (25-22, 17-25, 25-23, 16-25, 11-15). Dy herë Barleti kaloi në epërsi dhe po dy herë u arrit nga vajzat shkodrane. Gjithsesi, barletaset mbrojnë vendin e katërt në renditje.

Rezultatet

Lushnja – Partizani, 0-3

Teuta – Tirana, 1-3

Pogradeci – Skënderbeu, 0-3

Barleti Volley – Vllaznia, 2-3

Renditja: Skënderbeu 25 pikë, Partizani 24 pikë, Tirana 21 pikë, Barleti Volley 15 pikë, Vllaznia 11 pikë, Pogradeci 9 pikë, Teuta 3 pikë, Lushnja 0 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat