Partizani mbetet lider i Superligës

Volejboll

Partizani mbetet lider i Superligës

Më: 10 shkurt 2024 Në ora: 22:37
Pamje nga ndeshja

Është mbyllur sot java e 9-të e Superligës në volejboll për meshkuj.

Ekipi i Partizanit vijon të jetë lider i kampionatit, duke udhëhequr me 27 pikë të plota. Të “kuqtë” mundën sot 3-0 Elbasanin jashtë fushe (25-21, 25-17, 25-16), në një ndeshje të komanduar nga kryeqytetasit, që janë shkëputur ndjeshëm nga rivalët.

Rikthehet te fitorja ekipi i Erzenit, që në fushën e tij mundi 3-0 Skënderbeun (25-20, 25-20, 25-21).

Miqtë u përpoqën të rivalizojnë, por e patën të pamundur të ndjekin ritmin e diktuar nga shijakasit, që mbrojnë vendin e dytë.

Një moment të mirë po kalon ekipi i Tiranës, që mundi 3-0 (25-15, 25-16, 25-21) Teutën në Durrës, duke u ngjitur në vendin e tretë në renditje. Ndeshje në sens unik, komanduar nga bardheblutë, që janë rikthyer fuqishëm këtë vit në kampionat.

Në “Asllan Rusi”, ekipi i Studentit fitoi 3-0 (25-16, 25-18, 25-16) ndaj Vllaznisë, në një takim pa shumë emocione, skuadra kryeqytetase pati epësi në të trija setet, duke marrë tri pikë të rëndësishme, që e ngjitin në vendin e katërt në renditje e parakaluar pikërisht shkodranët.

Rezultatet

Elbasani – Partizani, 0-3

Teuta – Tirana, 0-3

Erzeni – Skënderbeu, 3-0

Studenti – Vllaznia, 3-0

Renditja: Partizani 27 pikë, Erzeni 21 pikë, Tirana 17 pikë, Studenti 16 pikë, Vllaznia 14 pikë, Skënderbeu 6 pikë, Elbasani 3 pikë, Teuta 1 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat