Ahmataj: Duhet ta lodhnim kundërshtarin, kemi shumë ndeshje përpara

Volejboll

Ahmataj: Duhet ta lodhnim kundërshtarin, kemi shumë ndeshje përpara

Më: 11 shkurt 2024 Në ora: 19:57
Julian Ahmataj

Tirana barazoi 1-1 me Erzenin në “Air Albania”, me bardheblutë që rrezikojnë pozitat e tyre në “Final 4”.

Julian Ahmataj u shpreh se skuadra e tij bëri një lojë të mirë, por pa arritur të merrnin fitoren.

“Keqardhje sepse e kishim ndeshjen nën kontroll. Na ndëshkuan në një moment të vetëm, pastaj gjatë gjithë ndeshjes kemi luajtur në mesfushën e tyre. Jam i kënaqur me skuadrën.

Ne kemi pasur rastet tona. Besoj se portieri i tyre ishte lojtari i ndeshjes sonte. Është dhe çështje psikologjike.

Duke parë që Meta ka bërë shumë ndeshje dhe është një djalë i ri që nuk i përballon të gjitha ndeshjet me intensitet, ka shfaqur shenja lodhjeje. Prandaj ishin dhe ndryshimet.

Nuk është se kemi çeduar në shënimin e golave. Donim të ishim dhe më të kujdesshëm. Donim ta lodhnim kundërshtarin, por duhet të prodhonim më shumë.

Patrik vjen nga një dëmtim shumë i gjatë prej një viti. Ai nuk mund të marrë më shumë se 60 minuta. Është shumë e vështirë për të nxjerrë një lojtarë nga loja kur ajo shkon keq.

Jaku ka qenë te U-19 sepse dhe atje kishte një aktivitet. Jo vetëm Jaku, por ne kemi një grup të rëndësishëm të rinjsh që do të jenë pjesë e Tiranës.

Situata ka qenë e njëjtë para dy-tre muajsh dhe ne krijuam atë shkëputjen nga pjesa poshtë. Duhet përqendrim, sepse ka shumë ndeshje përpara”, tha Ahmataj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat