Adriatik Kajtazi shënon sukses të madh, me ekipin e tij në finale të Kupës së Zvicrës 

Volejboll

Adriatik Kajtazi shënon sukses të madh, me ekipin e tij në finale të Kupës së Zvicrës 

Nga: K. Goca Më: 11 shkurt 2024 Në ora: 22:27
Adriatik Kajtazi

Adriatik Kajtazi me ekipin e Volley Schonenwerd janë në finale të kupës së Zvicrës (meshkujt).

Ish volejbollisti i mirënjohur, ish reprezentuesi i Shqipërisë dhe Kosovës, ka shënuar sukses të madh në zejen e trajnerit.

Volley Schonenwerd ka treguar lojë të madhe në gjysmëfinale, duke e mposhtur sot me rezultat 3:0 Concordia Volley Luzern 

Ekipi që drejton Kajtazi do të ballafaqohet në finale me Volley Amriswil.

Ndryshe është djali i trajnerit të mirënjohur Xhavit Kajtazit.

Adriatiku përveç si volejbollist që ka lënë gjurmë të pashlyeshme, po shquhet edhe si trajner dhe është afër trofeut të Kupës së Zvicrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat