Liga Gjergj Kastrioti, sot dy sfida në Tiranë

Volejboll

Liga Gjergj Kastrioti, sot dy sfida në Tiranë

Më: 14 shkurt 2024 Në ora: 13:59
Tirana

Liga Gjergj Kastrioti, evenimenti i përbashkët në volejboll ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës, tashmë është drejt përfundimit të fazës së grupeve.

Sot në Tiranë do të luhen dy takime të vlefshme për ditën e gjashtë te femrat dhe meshkujt.

Në radhët e vajzave, faza e grupeve do të mbyllet me ndeshjen e orës 17:00 në “Farie Hoti” ndërmjet Tiranës dhe Skënderbeut, takim i vlefshëm për Grupin A.

Korçaret janë të kualifikuara, teksa e kanë siguruar edhe vendin e parë, ndërsa vajzat bardheblu kanë nevojë për një fitore 3-0 ose 3-1 që të kalojnë në gjysmëfinale.

Ndërkohë në Grupin B janë luajtur të gjitha ndeshjet, me Dritën në vend të parë dhe Partizanin në vend të dytë, që kanë siguruar kualifikimin. Për sa i përket meshkujve, në orën 19:00, sërish në “Farie Hoti”, do të luhet sfida Tirana-Erzeni, e vlefshme për Grupin B. Bardheblutë presin të certifikojnë vendin e parë, ndërsa shijakasit janë të eliminuar. Ndërsa më 19 shkurt do të luhet edhe sfida e fundit e Grupit A, Partizani-Vllaznia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat