Partizani i Amarilda Prengës vjen nga një paraqitje e mirë jo vetëm në Kampionat

Volejboll

Partizani i Amarilda Prengës vjen nga një paraqitje e mirë jo vetëm në Kampionat

Më: 15 shkurt 2024 Në ora: 15:10
Amarilda Prenga

Luhet java e dhjetë dhe Partizani i Amarilda Prengës vjen nga një paraqitje e mirë jo vetëm në Kampionat, por dhe në Ligën “Gjergj Kastrioti”, atje ku të dielën ka fituar ndeshjen e fundit në grup me Pogradecin, 3-0. Dhe në gjysmëfinalen e kësaj Lige, tashmë më 1 mars, do të jetë përballë Dritës së Gjilanit.

Ndërkohë Barleti Volej vjen nga humbja 3-2 me Vllazninë dhe si e tillë kërkon të kthehet tek rezultatet pozitive përballë Partizanit.

Sakaq po për javën e dhjetë të Superligës së femrave, Vllaznia do të presë Pogradecin, Tirana Lushnjën dhe Skënderbeu, Teutën.

Tek meshkujt ashtu sikurse është parë jo vetëm në fazën e parë, por dhe në fazën e grupeve të Kupës së Shqipërisë, Partizani – Studenti mund të cilësohet një përplasje brazilianësh.

Që do të thotë se premtohet spektakël. Për Partizanin duket se do të jetë një mbingarkesë e madhe sepse nga e premtja në të premten do të luajë katër ndeshje.

Respektivisht me Studentin në kampionat, Vllaznia në Ligën “Gjergj Kastrioti” dhe kampionat e Erzenin në Kupën e Shqipërisë. Sfidë interesante pritet dhe Vllaznia – Erzeni, apo dhe Skënderbeu – Teuta e Tirana – Elbasani. Kampionati premton spektakël në rrjetën shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat