Drita sfidohet nga Theranda

Volejboll

Drita sfidohet nga Theranda

Më: 15 shkurt 2024 Në ora: 19:03
Orari

Një fundjavë e zgjatur do jetë para nesh me ndeshjet e xhiros së 12-të që fillojnë të premten e mbyllen të hënën.

"Plot katër ditë me emocion, adrenalinë e dramë në takimet e Raiffeisen Superligës A te djemtë dhe te vajzat.

Në konkurencën e djemve xhiro e 12-të hapet me takimin e së premtes mes Pejës e Ferizajt.

Image

Të shtunën, Skënderbeu e pret Ulpianën në derbin lokal, kurse xhiro mbyllet të dielën në takimin e orës 19:00 mes Dritës e GE Therandës.

Në Raiffeisen Superkigën A, te vajzat poashtu maratona nis të premten.

Derbi lokal mes Kastriotit e Fer Volley vie të premten nga ora 20:00.

Një nga dy derbit e javës e vë përballë Dritën e Fushë Kosovën, nga ora 17:00, në transmetim të drejtpërdrejt në RTK4.

Xhiroja e 12-të te vajzat mbyllet të hënën, në ndsshjen tjetër mjaft interesante mes Skenderajt dhe Prishtina ‘75", njofton FVK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat