Rikthehet Superliga e femrave

Volejboll

Rikthehet Superliga e femrave

Më: 16 shkurt 2024 Në ora: 23:46
Pamje nga një ndeshje

Pas mbylljes së fazës së grupeve të veprimtarisë mbarëkombëtare midis Shqipërisë dhe Kosovës, Liga “Gjergj Kastrioti”, është rikthyer në parket Kampionati Kombëtar i Volejbollit për Femra me ndeshjet e javës së 10-të të Superligës

Sfida në fakt ka qenë e mbizotëruar nga kampionia në fuqi e rrjetës së vajzave, që e ka mbyllur në 3 sete gjithçka, ose thënë ndryshe në 67 minuta.

Seti i parë ka parë skuadrën e trajneres Amarilda Prenga të arratiset që në fillim dhe fitojë atë me shifrat 25-12, ndërsa e njëjta tablo ka qenë edhe në atë të dytin, që është fituar thellë nga Partizani 25-18.

Përtej njëfarë përpjekjeje të universitareve në setin e 3-të, është Partizani që e fiton atë 25-18 dhe gjithë ndeshjen 3-0 dhe merr përkohësisht kreun e renditjes së Superligës.

Në takimin tjetër të së premtes, Vllaznia ka mundur në 5 sete Pogradecin në Shkodër, ndërsa dy sfidat e tjera të javës së 10-të, Skënderbeu-Teuta dhe Tirana-Lushnja luhen të premten.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat