Partizani bën ligjin në kampionat

Volejboll

Partizani bën ligjin në kampionat

Më: 18 shkurt 2024 Në ora: 11:15
Pamje nga ndeshja

Janë zhvilluar takimet e javës së 10-të të Superligës në volejboll për meshkuj. Partizani vijon të dominojë renditjen me 30 pikë të plota, ende i pamposhtur në kampionat. Të “kuqtë” mposhtën 3-0 Studentin (25-14, 25-15, 25-23) në derbin kryeqytetas, një sfidë me rivalitet vetëm në setin e tretë.

Vijon momenti negativ për Erzenin, që u mund 3-1 në Shkodër nga Vllaznia (22-25, 25-18, 25-21, 25-21). Fitore me përmbysje e skuadrës vendase, që tashmë është një pikë pas shijakasve në renditje. Po 3-1 fiton edhe Skënderbeu, që në Korcë mundi Teutën (25-15, 25-22, 16-25, 25-14).

Tri pikë të rëndësishme për Skënderbeun, që mban gjallë shpresat për zonën play off. Në “Fahrie Hoti”, ekipi i Tiranës fitoi 3-1 me përmbysje ndaj Elbasanit (22-25, 25-16, 25-12, 25-14). Tri pikë të arta për bardheblutë, që i afrohen vendit të dytë në renditje

Superliga-Meshkuj, java e 10-të

Partizani – Studenti, 3-0

Vllaznia – Erzeni, 3-1

Skënderbeu – Teuta, 3-1

Tirana – Elbasani, 3-1

Renditja: Partizani 30 pikë, Erzeni 21 pikë, Tirana 20 pikë, Vllaznia 20 pikë, Studenti 16 pikë, Skënderbeu 9 pikë, Elbasani 3 pikë, Teuta 1 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat