Golden Eagle Theranda e pret liderin Pejën

Volejboll

Golden Eagle Theranda e pret liderin Pejën

Më: 20 shkurt 2024 Në ora: 18:18
Orari i meshkujve

Xhiroja e 13-të në ndeshjet elite të volejbollit, zhvillohet në mesjavë dhe sjell duele interesante në të dyja konkurencat.

Te djemtë derbi zhvillohet në Ferizaj, ku në palestrën “Bill Klinton”, zhvillohet kryendeshja e javës mes Ferizajt e Skënderbeut.

Ky takim zhvillohet të mërkurën nga ora 17:00.

Image

Femrat

Po ashtu të mërkurën Golden Eagle Theranda e pret liderin Pejën, në ndeshjen e planifikuar nga ora 19:00.

Xhiroja e 13-të te djemtë mbyllet me sfidën e së enjtes mes Ulpianës e Dritës, nga ora 19:30.

Te konkurenca e vajzave, poashtu kjo xhiro sjell duele interesante.

Fushë Kosova takohet me Kastriotin, me ndeshjen e vetme të së mërkurës, e planifikuar në 20:30h.

Të enjten Fer Volley e pret Skenderajn, nga ora 17:00, në transmetim të drejtpërdrejt në RTK4.

Të njëjtën ditë, duel interesant pritet të jetë edhe takimi mes rivalëve të vjetër Prishtina ‘75 e Drita, që zhvillohet poashtu nga ora 17:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat