Liria e Zherovjant synon finalen! Ferati: Shpresojmë të kemi edhe pak fat

Volejboll

Liria e Zherovjant synon finalen! Ferati: Shpresojmë të kemi edhe pak fat

Nga: K. Goca Më: 22 shkurt 2024 Në ora: 19:37
Sadk Ferati

Liria e Zherovjanit është në gjysmëfinale të Kupës së Maqedonisë së Veriut në volejboll (meshkujt).

Liria e ka eliminuar me rezultat 3:1 Universitetin e Tetovës.

Skuadra shqiptare i ka synimet e qarta, hyrjen në finalen e madhe dhe në fund edhe të fitojë këtë trofe të çmueshëm. 

Kryetrajneri i i Lirisë, Sadk Ferati, tha se presin të mësojnë shortin dhe shpreson edhe që të kenë fat.

“Gjatë javës tjetër pritet të hidhet edhe shorti i gjysmëfinaleve të Kupës.

Shpresojmë të kemi edhe pak fat duke ditur që kundërshtarët tjerë kanë nga 3 përforcime nga jashtë vendit pres që nga ekipi minimum finale.

Favorit gjithsesi është ekipi i Strumicës”, thotë Ferati për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat