Tirana, mjaftojnë 67 minuta për fitoren

Volejboll

Tirana, mjaftojnë 67 minuta për fitoren

Më: 24 shkurt 2024 Në ora: 11:42
Tirana

Mundi Barleti Volejbin 3:0.

Pas takimeve të para të gjysmëfinaleve të Kupës së Shqipërisë, volejbolli i femrave është rikthyer në parket të premten, me dy takimet e para të javës së 11-të të saj, që është edhe e dyta e fazës së dytë.

Në takimin e luajtur më herët , Lushnja është mundur në 3 sete nga Skënderbeu, teksa rezultatet e seteve ishin 30-32, 17-25 dhe 16-25. Ndërkaq, në takimin e zhvilluar më vonë, edhe Tirana ka fituar në 3 sete në fushë të huaj ndaj Barleti Volejit, në ndeshjen që u mbyll brenda 67 minutash lojë efektive.

Në fakt, ndeshja e luajtur në sallën kryesore të Pallatit të Sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet, vetëm seti i parë, që ka zgjatur më shumë, 27 minuta, ka patur rivalitet, por është fituar nga vajzat bardheblu, 25-21.

Ndërkaq, dy setet e tjetra nuk kanë patur shumë histori, teksa Tirana i ka fituar ato në përkatësisht 21 dhe 19 minuta, me shifrat e thella 24-14 dhe 25-8 dhe gjithë ndeshjen 3-0.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat