“Luftë nervash”, triumfon Studenti

Volejboll

“Luftë nervash”, triumfon Studenti

Më: 24 shkurt 2024 Në ora: 11:43
Pamje nga një ndeshje

Mundi Tiranën 3-2.

Edhe volejbolli i meshkujve është rikthyer në parket të premten, pas takimeve të para të gjysmëfinaleve të Kupës së Shqipërisë, teksa janë luajtur dy takimet e para të javës së 11-të të saj.

Në takimin e luajtur më herët në Pallatin e Sportit “Tomor Sinani”, Elbasani vendas ka mundur në 4 sete Skënderbeun, me rezultatet e seteve që ishin 19-25, 26-24, 25-23 dhe 25-4. Ndërkaq, në takimin e zhvilluar më vonë, edhe Tirana nuk ka arritur të fituar në fushë të huaj ndaj Studentit, në ndeshjen që zgjati për plot 127 minutash lojë efektive.

Në fakt, ndeshja e luajtur në sallën kryesore të Pallatit të Sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet, ka parë një sfidë të luftuar fort, dhe seti i parë, që ka zgjatur për 26 minuta është fituar nga Studenti 25-20, por Tirana është kundërpërgjigjur, duke e fituar me shifrat 25-21 atë të dytin, që ka zgjatur 29 minuta.

Edhe më i gjatë, 34 minuta, ka qenë seti i 3-të, që është fituar nga Studenti  në pikët shtesë, 29-27.

Por Tirana rikthehet fuqishëm në setin e 4-t, të cilin e ka fituar shpejt, në 20 minuta, por edhe bindshëm, 25-14, duke bërë që gjithçka t’i drejtohet setit të 5-të dhe të fundit. Por ky set do të shohë Studentin ta fitojë atë 15-11 dhe gjithë ndeshjen 3-2.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat