Kupa e Shqipërisë njeh finalistët

Volejboll

Kupa e Shqipërisë njeh finalistët

Më: 28 shkurt 2024 Në ora: 20:59
Pamje nga ndeshja

Veprimtaria e dytë e volejbollit në vend, Kupa e Shqipërisë, ka luajtur të mërkurën dy ndeshjet e kthimit të gjysmëfinaleve, nga ku kanë dalë edhe dy finalistet që do të luftojnë për trofeun e madh tek meshkujt.

Skuadra kryeqytase e kishte fituar në 3 sete takimin e parë, të luajtur mesjavën e shkuar në Korçë dhe ka vijuar të bëjë formalitetin edhe në ndeshjen e kthimit, duke e mbyllur gjithçka po në 3 sete, madje brenda vetëm 62 minutash.

Seti i parë ka parë skuadrën e trajnerit Ben Sako të shkëputet dhe ta fitojë atë 25-19, ndërsa edhe më i thellë ishte fitimi i setit të dytë nga kryeqytetasit, me shifrat 25-15. Vetëm seti i 3-të ka parë njëfarë reagimi të korçarëve, por Tirana e fiton edhe atë 25-22 dhe gjithë ndeshjen 3-0 me sete.

Kështu, Tirana mund Skënderbeun në dy sfida dhe do të përballet në finale me Partizanin, që pasi e kishte fituar në 3 sete ndeshjen e parë në kryeqytet, fiton 3-1 përballë Erzenit, edhe në ndeshjen e kthimit të çiftit tjetër gjysmëfinalist, që u luajt në Arenën Sportive “Dhimitraq Goga” në Shijak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat