Bardheblutë fitojnë 3-1 gjysmëfinalen e parë të Ligës “Gjergj Kastrioti”!
Tirana është finalistja e parë e Ligës “Gjergj Kastrioti” në volejboll për meshkuj.
Një fitore me përmbysje e skuadrës së Arben Sakos, teksa Ferizaj ka fituar setin e parë në shifrat 21-25.
Kundërpërgjigja bardheblu është e menjëhershme, ndërsa fiton setin e dytë 25-16.
Bardheblutë ruajnë të njëjtin ritëm dhe në setin e tretë, që në fakt e fitojnë me vështirësi, 25-22. Në të katërtin nuk ka më toleranca dhe 25-18 e 3-1 në një orë e 48 minuta.