Në Korcë, janë luajtur sot në mbrëmje ndeshjet gjysmëfinale të Ligës “Gjergj Kastrioti” në volejboll për meshkuj, turneu që bashkon ekipet më të mira të rrjetës nga Shqipëria e Kosova. Në finale kanë dalë skuadrat e Tiranës dhe Partizanit, në një derbi të kryeqytetit.
Në gjysmëfinalen e parë, skuadra e Tiranës mundi 3-1 Ferizaj (21-25, 25-16, 25-22, 25-18). Një fitore me përmbysje e skuadrës bardheblu, që arriti të rikuperojë pas humbjes së setit të parë. Më tej, loja e komandua nga volejbollistët e Tiranës, që patën epërsi dhe e merituan fitoren.
Në takimin tjetër, Partizani mundi me vështirësi 3-1 Pejën, në një ndeshje të ekuilibruar në të katërta setet (27-25, 25-20, 20-25, 30-28). Skuadra kosovare shpresoi të bënte një përmbysje, por nuk ia doli dot mbanë, teksa të “kuqtë” u treguan më të kujdesshëm dhe fituan takimin.
Gjysmëfinale-Meshkuj
Tirana – Ferizaj, 3-1
Partizani – Peja, 3-1
Finale-Meshkuj
3 mars, Tirana – Partizani, 15:00
Gjysmëfinale-Femra
Skënderbeu – Partizani, 3-0
Tirana – Drita, 2-3
Finale-Femra
3 mars, Skënderbeu – Drita, 18:00